E-Diaspora
DSP: Grante për organizatat e diasporës
Me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizatat në diasporë do të përfitojnë grante, të cilat kanë për qëllim mbrotjen e të drejtave qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës.
Qëllimi i përgjithshëm i DSP është ta përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Gjatë viteve 2014 – 2018, përveç përkrahjes për projekte që zbatohen nga organizatat e Kosovës, DSP-ja do të ofrojë edhe përkrahje për organizatat e diasporës.
Fushat të cilat përkrahen nga DSP mbulojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës.
Për arritjen e këtyre qëllimeve, DSP-ja përmes granteve do të financojë projekte që vijnë nga potencialet ekzistuese dhe ato të reja të shoqërisë civile në diasporë.
Me projekt propozimet e tyre aplikuesit duhet të trajtojnë njërën nga fushat prioritare të cekura më poshtë:
Mediet dhe shoqëria civile e diasporës kontribuojnë në proceset e hartimit të politikave dhe të vendimmarrjes, të cilat pasqyrojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë.
Përkrahja e nismave, përmes të cilave tentohet krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucionalë për ofrimin dhe bartjen e dijes sektoriale nga diaspora në Kosovë.
Organizatat e shoqërisë civile me bazë në diasporë duhet të plotësojnë formën e aplikimit për grante dhe buxhetin së bashku me të gjitha shtojcat obligative. Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen përmes emailit në [email protected] më së voni deri me datë 30 shtator, 2015.
Të gjitha informatat shtesë mbi projektin DSP përfshirë udhëzimet e aplikimit për diasporë dhe format e aplikimit i gjeni në vegëzën www.kcsfoundation.org/dsp.
Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo me hollësitë rreth aplikimit për grante mund të dërgohet përmes postës elektronike në [email protected] më së voni deri më 31.08.2015. Të gjitha përgjigjet do të vendosen në faqen tonë të internetit gjatë muajit shtator, 2015.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










