Bota
Dronët paralizojnë aeroportin e Londrës
Fluturimet në aeroportin e Gatwick të Londrës janë ndalur përsëri për shkak se u zbulua një dron në afërsi të pistës, pasagjerët u bllokuan përsëri, njoftoi BBC, shkruan albinfo.ch.
Aeroporti i Gatwick u hap mëngjesin e së premtes, pasi nuk ishte raportuar për drone në afërsi.
Fluturimet u ndërprenë, pasi dronët fluturuan të mërkurën dhe të enjten.
Policia e Londrës dërgoi një helikopter dhe snajperistë, por ende nuk po mund t’i gjejë njerëzit që po drejtojnë dronët.
Kaosi i Gatwick filloi të mërkurën rreth orës 21:00 të kohës lokale. Pastaj dy dronët u panë pranë rrethojave në aeroport. Rreth orës 4 në mëngjes u hap aeroporti, por u mbyll përsëri pas vetëm 45 minutave për shkak të dronëve të rinj. Pastaj filloi anulimi i fluturimeve, nga këto masa u prekën rreth 10 000 pasagjerë.
Të enjten policia tha se fluturimet e dronëve kishin për qëllim ndërprerjen e trafikut ajror. Megjithatë, nuk kishte asnjë indikacion se ishte akt terrorist. Më shumë se 20 njësi policore kanë filluar të kërkojnë autorët, të cilët mund të dënohen deri në pesë vjet burgim dhe ushtria gjithashtu po ndihmon në kërkimin e tyre. Deri të enjten, 120,000 pasagjerë u prekën nga anulimi i fluturimeve dhe policia tha se kishte 50 misione të tjera për kapjen e dronëve pranë pistës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












