Lajme
Drenasi zgjedh Ramiz Lladrovcin, kryetar komune
Sipas rezultatave preliminare, Lladrovci, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka fituar më shumë se 60 për qind të votave, kundrejt Isa Xhemajlit, kandidat i partisë NISMA
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka fituar bindshëm në zgjedhjet e balotazhit për kryetar të Komunës së Drenasit. Sipas rezultatave preliminare, Lladrovci, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, ka fituar më shumë se 60 për qind të votave, kundrejt Isa Xhemajlit, kandidat i partisë NISMA, fraksion i dal nga PDK.
Në Drenas, tashmë thuhet se po festohet. Simpatizantët e PDK-së kanë mbushur rrugët e Drenasit dhe janë duke festuar me fishekzjarre.
Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kanë garuar 6 kandidatët dhe numrin më të madh të votave e kanë fituar Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën. Zgjedhjet në Drenas pasuan dorëheqjen e ish-kryetarit Nexhat Demaku, pasi gjykata e shpalli fajtor për krime lufte. Ai është dënuar me 3 vjet burgim, në gjykimin njohur si ‘Drenica 1 dhe 2’.
Zgjedhjet e raundit të dytë në Drenas, u cilësuan nga KQZ si të qeta.
Drenasi është një komunë me 50 mijë votues në qender të Kosovës, 30 kilometra larg Prishtinës. Pavarësisht se këto zgjedhje nuk kanë ndonjë peshë të amdhe për dy partitë, që dikur ishin bashkë dhe tani janë ndarë, e veçanta është se ka nxjerr në pah disa parregullësi nga përiudha e luftës.
Madje vetë Lladrovci, që mbanë titullin e doktorit të shkencave, ka bërë disa gafe që po vazhdojnë të mbesin hit në intërnet. Ai tha në një debat se “forca bënë fuqinë”… etj…
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










