Lajme
Drejtuesja e CDU-së heq dorë nga kandidatura për kancelare
Annegret Kramp-Karrenbauer heq dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së në Gjermani
Është bërë e ditur se drejtuesja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, heq dorë nga kandidatura për kancelare, ajo do të dorëzojë edhe postin e kryetares së CDU-së.
Pas ngjarjeve në landin e Tyringjisë, ku një kryeministër liberal u zgjodh me votat e partisë populiste të djathtë, AfD, Kramp-Karrenbauer ndeshi në kritika të forta që vunë në dyshim autoritetin e saj. Njoftimin e bëri presidiumi i CDU-së në Berlin, shkruan Deutsche Welle.
Tani ajo vendosi të heqë dorë si nga kandidatura për kancelare, ashtu edhe nga pozicioni i kryetares së CDU-së, bëri të ditur presidenti i CDU-së në Berlin, sipas një zëdhënësi konservator.
Po ashtu, Kramp-Karrenbauer tha në presidium, citon dpa, se ka “një marrëdhënie të pasqaruar të pjesëve të CDU-së me AfD dhe Të Majtët”.
Ajo është kundër një bashkëpunimi me AfD dhe Të Majtën. Në të njëjtën kohë është e qartë që kryesimi i partisë dhe kandidatura për kancelare janë në një dorë. Sipas AKK, në verë ajo do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së. Njoftohet se Merkel do ta mbajë Kramp-Karrenbauer si ministre të Mbrojtjes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















