Kosova
Drejtori i Policisë së Kosovës: Në sulmin e mbrëmshëm janë përdorur rreth 15-20 kilogramë eksploziv
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, ka thënë se tri sulmet e fundit në veri janë kualifikuar si “sulme terroriste që kanë pasur synim ta cenojnë sigurinë e Kosovës”.
Sipas tij, vetëm në gjashtë muajt e fundit janë evidentuar gjashtë raste të shpërthimeve, në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, teksa shtoi se ka qenë nga një grup i mirorganizuar, të cilët kanë njohuri në përdorimin e mjeteve shpërthyese.
Tutje, ai ka thënë se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit, rreth 15 deri në 20 kilogramë.
“Më datën 29.11.2024, rasti i sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës kishte për shënjestër kanalin e Ibër Lepencit, i cili bën furnizimin e ujit të pijshëm të disa komunave, por edhe mbi të gjitha furnizimit të ujit të Termocentralit të Korporatës Energjetike (KEK). Për realizimin e këtij sulmi terrorist në bazë të hetimit të vendit të ngjarjes dyshohet se është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit nga 15 deri në 20 kilogramë, e cila ka qenë e vendosur me një çantë të zezë, e u aktivizua me detonatorë mekanik përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalet e Ibër Lepencit, si pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm e duke rrezikuar edhe furnizimin me energji elektrike”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se shumica e pajisjeve janë të prodhimit serb, por që disa pajisje janë ekskluzive ushtarake që nuk gjenden as në tregun e zi.
“Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material që vështirë që gjendet, pos që furnizimet janë nga magazinat e ushtrisë. Ne besojmë se ato kanë dalë nga magazinat e ushtrisë së Serbisë. Policia e Kosovës do ta verifikojë këtë”, ka shtuar Sveçla.
Hoxha ka thënë se janë konfiskuar 200 uniforma ushtarake, raketahedhës e pajisje të tjera, që dyshohet se lidhen me sulmin e djeshëm terrorist dhe raste të mëhershme.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













