Lajme
Dosja “Pronto”, një pasqyrë e parapolitikës kosovare
Teksti i pjesës së gjashtë të kësaj dosjeje, ashtu siç e ka transkribuar "Insajderi",, ku paraqitet biseda telefonike në mes të Adem Grabovcit dhe Ilhami Gashit
Portali “Insajderi” ka lëkundur sërish terrenin politik të Kosovës me publikimin e incizimeve nga përgjimet e telefonatave të krerëve të PDK-së, gjegjësisht të funksionarëve të lartë shtetërorë nga kjo parti. Incizimet shpërfaqin gjendjen e politikës dhe parapolitikës në Kosovë.
E fundit është publikuar sot incizimi i gjashtë, i emërtuar tashmë si pjesa 6 e “Dosjes Pronto”.
Në vazhdim, teksti i pjesës së gjashtë të kësaj dosjeje, ashtu siç e ka transkribuar “Insajderi”,, ku paraqitet biseda telefonike në mes të Adem Grabovcit dhe Ilhami Gashit.
Adem Grabovci ishte fort i kënaqur me shërbimet që po ia kryente, Ilhami Gashi deri në momentin kur një kandidate e preferuar e tij për një pozitë të lartë, kishte dalë e dyta me pikë.
Në konkursin për kryeshef të Agjencisë për Produkte Medicinale, Arbenita Pajaziti ishte renditur pas Ilir Dushit. Dushi që kishte fituar, nuk e ka kryer mandatin. Ai është arrestuar nga Policia dhe është shkarkuar nga detyra. Ndërkohë, për pozitën e Drejtorit në Agjencinë e Regjistrimit Civil, Gashi dhe Grabovci e implikojnë edhe Hashim Thaçi, presidentin e vendit.
Adem Grabovci, ishte bërë fort nervoz kur Arbenita Pajaziti, kishte marrë më pak pikë për kryeshef të Agjencisë për Produkte Medicinale, sesa Ilir Dushi.
Në krye të panelit për vlerësim të kandidatëve ishte Ilhami Gashi.
Grabovci, donte që në këtë pozitë të vinte, Pajaziti – një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, e përfshirë në rastin e korrupsionit me ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo nuk e kishte fituar këtë pozitë të lartë në këtë institucion shtetëror, por Ilir Dushi. Dushi nuk ka arritur që ta përfundojë mandatin. Është arrestuar, paraburgosur dhe shkarkuar nga detyra. Aktualisht po zhvillohet një proces gjyqësor kundër tij.
Në pjesën e dytë të hulumtimit për veprimtarinë e Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të PDK-së, Insajderi sjell tri biseda të reja të Ilhami Gashit dhe Grabovcit që dëshmojnë ushtrimin e ndikimit dhe dallaveret me pozita të larta shtetërore.
Në një rast tjetër, Gashi ishte pjesë e përzgjedhjes së Blerim Camajt, për drejtor të Agjencisë së Regjistrimit Civil. Ai është familjar i afërm i Xhavit Halitit.
Protagonistët flasin edhe për angazhimin e Ilhami Gashit, në Bordin e Universitetit, “Haxhi Zeka” në Pejë.
Grabovci i telefonon Gashit fill pas intervistave të kandidatëve për Agjencinë për Produkte Medicionale. E pyet se si shkoi procedura.
“Kalum mirë, kjo, kjo u kfalifiku veç jo e para”, raporton Gashi.
“E kush i pari”, e pyet Grabovci. Kur merr vesh se Arbenita Pajaziti nuk është e para, i thotë Gashit se “ia paske kajtë nanën”.
“Ehe… ja ke kajt nanën, se s’ke punu me anëtar. I pari Ilir Dushi, e dyta Arbenita, e treta. I treti Jetoni. Për nantë poena, 491, osht.., 480 osht Arbenita edhe 474 osht Jetoni”, vazhdon Gashi, ish-sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kandidat i PDK-së për Komunën e Pejës.
“Jaa… kkk… mener me thanë ma keq kurrë s’kishe punu”, ia kthen Grabovci për ta thirrur në zyrë.
Biseda tjetër ka të bëjë me Blerim Camajn. Ata flasin për një takim që do të zhvillonin me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçin, nga i cili duhej marrë bekimin për emërimin e Camajt në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Po shkojmë deri n’kryemnistri niherë”, thotë Grabovci, teksa Gashi e porosit se që ta pyet Thaçin, siç i referohet “i madhi” se çfarë të bëjë me Blerim Camajn. .
“Edhe vete, vete pra masi po shkon te shefi për ARC çka me bo… Për, Agjensionin e Regjistrit Civil, që e kom Blerim Camaj. Çka me bo me atë ven… Intervista, intervista osht t’premten edhe vete çka po thotë i madhi”, vazhdon Ilhami Gashi.
“Paj duhet… ti e din qysh jon rrethanat aty”, ia kthen Grabovci.
“Ti fol me t’madhin se ky kryesus… (nuk kuptohet) drejt me ni punë bohet”, sqaron Gashi. Ai pyetet nëse mund ta mbajë Blerim Camajn në garë.
“Po, muj aty tash… intervista o t’premten”, thotë Gashi.
“Kshtu gabime, cilësore s’ka bo jo?”, interesohet Grabovci.
“Cilësore s’ka ba, menaxher nuk o i aftë, po ski çka me bo burrë”, vazhdon Gashi.
“Ëhë, ëhë… hajt se bisedoj, bisedoj, e t’tregoj kur t’shihum”, thotë Grabovci.
Camaj ishte emëruar në këtë pozitë, ndonëse ishte i dobët sipas vlerësimit të vetë Gashit. Vazhdon ta mbajë edhe më tej, ani se ishte suspenduar me vendim të ish-ministrit, Bajram Rexhepi, për përgjegjësi në skandalin e vjedhjes së 1.4 milion eurove të pasaportave.
“Bisedo edhe tregom edhe tash ti mos u vono qysh ki merak me ndejt me to tre sahat”, ia rikujton Gashi – Grabovcit.
“Hajt se po pres unë pra qitu pra se ashtu, kshtu po vazhdoj me do punë”, përfundon Gashi.
Gashi e Grabovci flasin edhe për angazhimet tjera, siç janë përmbushja e kritereve të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave, e për angazhimin tjetër në Bordin e Universitetit të Pejës.
“Gashi: Unë pasha besën, ton kohën n’komunikim me Bashkësinë Evropiane, i kem pas sot ata… ata edhe na kanë intervistu qysh ça kem punu, tek kem punu… Për integrime edhe mirë kem kalu”, thotë Gashi. Për këtë merr një “bravo” nga Grabovci.
“Than keni bo progres”, thotë ai.
Grabovci i tregon se ka biseduar me dike që e quan Xhelë, se si Gashi do të hyjë në histori si themelues i Universitetit.
“Hehehe…, i thash le more thash se hin në histori t’Universitetit, themelus i Universitetit, thash o ti”, i tregon Grabovci.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













