Integrimi
“Doruntina” nga Prishtina, në garë për çmimin e festivalit zviceran
Në këtë edicion merr pjesë për herë të parë një trupë teatrore shqiptare: Teatri "Oda" shfaq dramën "Doruntina" më 28 dhe 30 nëntor. Lidhur me festivalin, për albinfo.ch flet themeluesja e tij, Gjyle Julia Krasniqi
Këtë të dielë, më 20 nëntor fillon në Cyrih edicioni i nëntë i festivalit të njohur të teatrit “Secondo Theaterfestival”. Ky eveniment ka bërë tashmë vendin e tij të nderuar në peizazhin teatror të Zvicrës për faktin se ka sjellë në skenë vlera të mirëfillta të artit skenik.
Vetë emri i festivalit “secondo” tregon për dedikimin e tij krijimtarisë që lidhet me gjeneratën e dytë, gjegjësisht me teatrin e të huajve apo me përmbajtje migracioni.
Pasi që viteve të fundit ai është mbajtur në qytete të ndryshme të Zvicrës gjermane, këtë vit “Secondo Theaterfestival” i kthehet vendit ku e ka filluar rrugën e tij para nëntë vitesh, në Cyrih. Por, edicionin e sivjetmë nuk e dallon vetëm selia e festivalit. Janë edhe disa elemente të reja që atij i janë shtuar këtë vit: në arealin ku mbahet ai, në Tiefenbrunnen të Cyrihut, do të ketë edhe një festë të kulinarisë! Aty do të ketë përgatitje specialitetesh nga kuzhina të ndryshme, që pasqyrojnë edhe shumësinë e kulturave që prezantohen në skenën e festivalit. Do të ketë edhe “aromë të bukës”, gjegjësisht prezantim të llojeve të bukës dhe të pjekjes së saj në kultura të ndryshme, dhe sigurisht, degustim të bukës, njofton për albinfo.ch themeluesja dhe drejtuesja e “Secondo Theaterfestival” Gjyle Julie Krasniqi.
- “Doruntina” e teatrit “Oda” dhe atij “Blessed Unrest” në konkurencë për çmim
Në mesin e një numri të madh të shfaqjeve, vetëm katër të zgjedhura janë në konkurrencë gare mes vete. Në mesin e tyre është drama “Doruntina” e teatrit “Oda” nga Prishtina. Është hera e parë që në këtë festival jepet edhe një shfaqje nga Kosova dhe në përgjithësi një shfaqje shqiptare. Krasniqi për albinfo.ch pranon se deri më tash, ka munguar prezantimi i një shfaqjeje shqiptare ose me temë shqiptare në këtë festival. Shkaqet kanë qenë të ndryshme por mbi të gjitha ka qenë mungesa e një krijimtarie teatrore konsistente profesioniste në mesin e diasporës së këtushme shqiptare, ajo që ka pamundësuar një prezantim të tillë.
“Doruntina”, është një dramë që ndërtohet mbi legjendën e njohur të vëllait që i jep besën motrës dhe këtë besë do ta përmbushë edhe pas vdekjes së tij. “Doruntina” si shfaqja e vetme shqiptare jepet pikërisht në mbrëmjen e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në fakt bëhet fjalë për një bashkëprodhim në mes të teatrit “Oda” të Prishtinës dhe atij “Blessed Unrest” të Nju Jorkut dhe për këtë arsye teksti i shfaqjes lexohet shqip dhe anglisht, sqaron Krasniqi për albinfo.ch. Autorë të tekstit të frymëzuar edhe në romanin “Kush e solli Doruntinën” të Kadaresë janë Matt Opartny dhe Lirak Çelaj. Me emocionalitetin e vet intensiv dhe dinamikën psikike drama “Doruntina” është pritur me entuziazëm nga publiku, kudo ku ajo është shfaqur. Shfaqja kosovaroamerikane ka qenë për dy sezone të plota “e shitur” në Nju Jork ndërsa ndodhet në një turne nëpër Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Në Cyrih ajo do të jepet dy net.
Regjinë e kanë bërë Jessica Burr dhe Florent Mehmeti ndërsa rolet kryesore i luajnë Ilire Vinca. Eshref Durmishi, Nëntor Fetiu, Semira Latifi, Tatyana Kot, Poppy Liu, Matt Opatrny, Nathan Richard Wagner. Emrat e perzier të aktorëve dhe të gjithë stafit flasin për një bashkëpunim interesant të dy teatrove “Oda” dhe “Blessed Unrest”. Ato realizojnë shfaqje të përbashkëta, në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) që nga viti 2005. Ky partneritet i dy teatrove të pavarura është kurorëzuar tashmë me shumë suksese dhe përbën një urë lidhjeje kulturore në mes Kosovës dhe SHBA-së.
- Program i larmishëm përcjellës
Ne tash jetojmë në një shoqëri “postmigratore” dhe transkulturale pasi që lëvizje migratore ka pasur gjithmonë dhe në çdo kohë. Në këtë kontekst, edhe festivali këtë vit do ta zgjerojë fokusimin e tij: fenomeni i migrimit do të hulumtohet dhe debatohet në mënyrë më të përgjithshme. Ai do të vendoset në hapësirën e një kampi, shkruan albinfo.ch. Duke qenë se është kampi i parë dhe ende i vogël, atë do ta quajmë Camp_0. Atë e kuptojmë si një fushë të hapur në të cilën mundësohen takimet në mes njerëzve, të njohur e të panjohur mes vete: Kampi rrëzon barrierat mes tyre. Nuk është prejardhja kulturore ajo që përcakton se sa je i huaj.
Në këtë kontekst, brenda kornizave të festivalit do të ketë edhe debate, referate dhe program tjetër përcjellës pas çdo shfaqjeje. Tryezat dhe aktivitetet tjera të kësaj natyre do t`i kushtohen jo vetëm shfaqjeve konkrete në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ato do të trajtojnë tema si “Shanset e migracionit modern” që do të jetë në fakt një ligjëratë e cila do të mbahet nga menaxheri i njohur i krizave Kilian Kleinschmidt po edhe ligjërata dhe referate tjera që në fokus do të kenë botën në tranzicion dhe migrimin.
albinfo.ch është partnere mediale e “Secondo Theaterfestival”
Shfaqjet në konkurrencë zyrtare
Siç bën të ditur zonja Krasniqi për albinfo.ch, krahas “Doruntinës” në garë për çmimin e festivalit janë edhe shfaqjet: “Bibby Challenge, që është një instalacion teatral i realizuar nga Adnan Softic; “Sapone blu”, premierë në gjuhën italiane nga Enzo Scanzi dhe “Fuck you, Eu.ro.Pa!/Fuck you, Moldova”, një realizim nga Nicoleta Esinescu dhe Marina Frenk, i teatrot “Maxim Gorki” të Berlinit.
Foto: © Ute Langkafel MAI
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor