albinfo.ch
Kultura
“Doruntina” merr çmimin e festivalit Secondotheaterfestival në Cyrih
“Doruntina” gjatë gjithë festivalit nga njohësit e teatrit është vlerësuar si shfaqje favorite ndërsa edhe shfaqja gjermane, sidomos në saje të tematikës (migracioni) ka qenë në të njëjtën shkallë
Në mbrëmjen e fundit të Festivalit të teatrove “Secondotheaterfestival” që u mbajt në Cyrih, pas shfaqjes së fundit në konkurrencë garash “Sapon Blu” u nda edhe çmimi i festivalit. Drama “Doruntina”, koproduksion në mes të Teatrit “Oda” të Prishtinës dhe atij “Blessed Unrest” ka ndarë çmimin e parë me shfaqjen “Fuck you Europa, fuck you “Moldowa”, të teatrit “Gorki të Berlinit.
Një juri e përbërë nga pesë njerëz të teatrit, kryesisht regjisorë zviceranë, ka kumtuar se pas një shqyrtimi të thellë të katër shfaqjeve që ishin në konkurrencë për shpërblim, kanë marrë një vendim jo shumë të zakonshëm: çmimin e festivalit e kanë ndarë për dy shfaqjet më të mira, të përmendura më lartë.
“Doruntina” gjatë gjithë festivalit nga njohësit e teatrit është vlerësuar si shfaqje favorite ndërsa edhe shfaqja gjermane, sidomos në saje të tematikës (migracioni) ka qenë në të njëjtën shkallë.
albinfo.ch ka qenë sponsor medial i festivalit dhe ka mbuluar për lexuesit të gjitha zhvillimet e shumta që e kanë karakterizuar atë.
Në krye të festivalit dhe themeluese e tij është Gjyle Julie Krasniqi.
Shfaqja “Doruntina” është dhënë dy mbrëmje radhaz dhe ka pasur një publik shumë të madh, me mbizotërim të publikut shqiptar. Në mbrëmjen e parë, më 28 nëntor, në kuadër të programit përcjellës “Aroma e bukës” është organizuar një darkë shqiptare. Me këtë rast është demonstruar gatimi i specialitetit shqiptar, flisë e cila pastaj është konsumuar nga të pranishmit.
albinfo.ch nesër do të prezantojë deklarimet ekskluzive të bartësve të festivalit dhe atyre të trupës së teatrit “Oda” nga Prishtina.
Fotogaleri nga shfaqja “Doruntina”
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“

























