Lajme
Dorëzohet peticioni kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi
Të premten, në ora 15.00, do t’i dorëzohet peticioni me mijëra nënshkrime ministres zvicerane të drejtësisë Simonetta Sommaruga
Një delegacion i Komitetit kundër ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi, të premten do t‘i drejtohet zyrës së ministres zvicerane të Drejtësisë Simonetta Sommaruga në Bernë, ku do t‘i dorëzohet edhe peticioni me mijëra nënshkrime të mbledhura në tërë Zvicrën.
Në dorëzimin e peticionit do të marrin pjesë edhe familjarët e Shemsiut.
Avokati kosovar, Jeton Kryeziu, i cili është njëherësh anëtar i Komitetit, ka thënë për Albinfo.ch se qëllimi i grumbullimit të nënshkrimeve për të bërë një peticion është të kundërshtohet me çdo kusht vendimi eventual i institucioneve zvicerane në favor të kërkesës së autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiu në Serbi, por assesi të mos ndikohet në sistemin e drejtësisë në Zvicër.
“Juridikisht do të jetë vështirë të ndryshohet opinioni i Gjykatës Federale ngase edhe këtu janë të ndara pushtetet, legjislativi dhe ekzekutivi nuk i përzihen drejtësisë. Por ne kërkojmë me këtë peticion që Departamenti i Drejtësisë të rishqyrtojë rastin edhe njëherë të Shemsiut, dhe në rast se gjejnë fakte, mund t`i bëhet gjykimi edhe në Zvicër ”, ka thënë Kryeziu.
Për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Shemsi Nuhiut ka vendosur javën që shkoi Gjykata Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës.
Por kjo nuk është instanca e fundit e gjyqësisë në Zvicër. Avokatët e Shemsi Nuhiut kanë parashtruar ankesë kundër këtij vendimi, me të cilin pas disa muajve do të merret edhe Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane.
Më 14 prill autoritetet zvicerane kanë arrestuar shtetasin e Kosovës Shemsi Nuhiun me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe me qëndrim të rregullt në Vevey, kantoni Vaud.
Arrestimi i tij është bërë duke u bazuar në një aktakuzë të autoriteteve të Serbisë dhe ajo e ngarkon atë për krime lufte, të kryera, sipas saj, në Kosovë.
Në lidhje me shkrimet tona të mëhershme mbi Shemsi Nuhiun:
http://www.albinfo.ch/ch-ballkani/aktuale/do-ta-ekstradoj%C3%AB-zvicra-shtetasin-e-kosov%C3%ABs-n%C3%AB-serbi-22170Ekstradimi i Nuhiut në Serbi nuk është përfundimtarArrestimi i ish-ushtarit të UÇPMB-së në Zvicër: reagojnë autoritetet lokaleNë Zvicër arrestohet ish pjesëtari i UÇPMB-së nga Presheva
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











