Lajme
Dorëzohet grupi i armatosur shqiptar?
Mediet në Shkup njoftojnë se grupi i paidentifikuar i armatosur shqiptar që ka zhvilluar luftime sot në Kumanovë, po dorëzohet. Hollësi rreth këtij akti nuk jepen por vetëm thuhet se grupi i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë është dorëzuar pas negociimit.
Mbi 30 personat e armatosur mësohet se janë dorëzuar me flamuj të bardhë, por nuk dihet se çfarë në të vërtetë po ndodh, shkruan agjencia INA.
Nga ana tjetër mësohet se MPB ka konfirmuar se nuk ka negociuar me askend dhe nuk jep detaje mbi këtë zhvillim.
Nga Ndërkohë, mediet proqeveritare maqedonase kanë theksuar se grupi prej 30 vetave pas negociatave i është dorëzuar policisë së Maqedonisë.
Tanimë janë ndërprerë edhe të shtënat dhe këto media bëjnë të ditur për përfundimin e operacionit dhe neutralizimin e grupit të armatosur.
Njësitet policore akoma janë në terren dhe po kontrollojnë disa vendbanime të dyshimta të kësaj zone.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












