Kosova
Dorasi thotë se u pagua 30 mijë € nga Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij
Vrasja e Liridona Murselit, shkon në tre numri i personave të arrestuar
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, raportojnë mediat vendase, përcjell albinfo.ch.
Murseli, i cili është bashkëshorti i të ndjerës, dyshohet se kishte porositur vrasjen, që ishte ekzekutuar nga Plava, në këmbim të shumës prej 30 mijë eurosh.
Plava, ashtu sikurse Murseli, e ka pranuar fajësinë para hetuesve, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth dëshmisë së dhënë pse bashkëshorti porositi vrasjen e gruas dhe e inskenoi atë si grabitje.
I arrestuari i tretë është Kushtrim Kokalla. Ky i fundit dyshohet se është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili sipas mediave vendase, është nipi i Murselit.
Liridona u vra pasditen e së mërkurës në makinë, në afërsi të shtëpisë së saj, në dalje të Prishtinës. Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje, derisa policia arrestoi bashkëshortin e viktimës, por shumë detaje të tjera pritet të dalin në dritë.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












