CH-Ballkani
“Dora e vendlindjes” nga Cyrihu ndihmon fëmijët dhe të moshuarit në Kosovë
Me rastin e aksionit për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës u shpërndanë 1010 libra në shumë shkolla në regjionin e Mitrovicës dhe rroba e pajisje tjera në shtëpitë për të moshuar në Skenderaj dhe Gurrakoc
Aksioni i shoqatës humanitare “Dora e Vendlindjes” për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përfundoi me sukses. Gjatë këtij aksioni u shpërndanë 1010 libra në shumë shkolla në regjionin e Komunës së Mitrovicës. Po ashtu të gjithë banorëve të shtëpive për të moshuar në Skenderaj dhe Gurakoc në emër të shoqatës ju dhuruan për festën e pavarësisë nga një pako me rroba si dhe nga një batanije një peshqir dhe nga një palë çorape. Kjo bëhet e ditur nga një njoftim që shoqata në fjalë e ka dërguar në albinfo.ch.
“Duhet përmendur se aksioni pati sukses falë edhe angazhimit dhe ndihmës së familjeve: Meribane dhe Fadil Krasniqi, Besim Gurgovci, Abedin Mahmuti, Zaim Mehmeti, z. Gegaj, Fitore dhe Bujar Rexha & Familja Bahri dhe Sanije Rexha, Familja Naxhije dhe Zymer Haliti sie dhe miqve zviceranë, gjermanë e arabë: Andrea Winzer, René Thoma, Pietara Iwona dhe Khalil Maldini.
Me rastin e shpërndarjes së librave, Shkolla Anto Zako Çajupi në Mitrovicë dha një program muzikor. Ndërsa drejtoresha, z. Melihate Meha në emër të shkollës ndau një mirënjohje për shoqatën DeV. Kurse urimet dh falënderimet ishin të mëdha dhe të përzemërta, nga nxanësit dhe banuesit në shtëpitë për të moshuar në Skenderai dhe Gurakoc, përfundon njoftimi i shoqatës “Dora e vendlindjes” me seli në Cyrih.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
















