E-Diaspora
Donte të hynte në Gjermani me pasaportën e vëllait: Arrestohet shqiptari
Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar të enjten një shtetas të Shqipërisë dhe e ka kthyer mbrapsht në Austri, prej nga vinte. Ai ishte përpjekur të hynte në Gjermani me identitet të rrejshëm

Policët federalë kanë ndaluar për kontrollim në pikën kufitare Schwarzbach në autostradën A8 një autobus me regjistrim kosovar. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, atyre u ra në sy një shtetas 28 vjeçar i Shqipërisë, i cili u tregoi një pasaportë në gjendje të rregullt, shkruan dpa.de, transmeton albinfo.ch.
Por me rastin e rishikimit të të dhënave në pasaportë, policët panë në kompjuter se për personin me këto të dhëna ishte në fuqi një ndalim hyrjeje në Gjermani. Për këtë arsye ata e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë çuar në Freilassing, për hetime të mëtejme.
Duke e shikuar pasaportën më hollësisht, policët erdhën në konstaimin se ajo nuk i takonte fare personit të kapur. Ai, për udhëtimin e tij në Gjermani, kishte përdorur pasaportën e vëllait, të cilit i ngjante së tepërmi.
Pastaj, përmes shenjave të gishtërinjve, hetuesit kanë arritur ta sqarojnë identitetin e vërtetë të shqiptarit, përcjell albinf.ch. Por edhe në të dhënat e tij origjinale figuronte një ndalesë hyrjeje në Gjermani, e cila i ishte shqiptuar për pesë vite.
Pasi konfiskoi dokumentin e keqpërdorur, policia i bëri kallëzim penal shqiptarit, për përdorim abuzues të dokumentit dhe për përpjekje të hyrjes ilegale në Gjermani. Me këtë rast atij iu ndalua hyrja dhe u la në dorëzim te autoritetet austriake.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri