Lajme
Donjeta Sadikut i mohohet për herë të tretë pjesëmarrja në Botërorin e boksit
Boksieres kosovare, Donjeta Sadikut po i mohohet për herë të tretë një e drejtë elementare – pjesëmarrja në Kampionat Botëror.
Në fakt, India nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Qeveria e këtij vendi nuk po pranon ta pajisë garuesen kosovare me vizë të këtij shteti.
Prandaj, boksieria shpresoi deri sot, në ditën e fundit kur edhe do të duhej të nisej për në Indi, por nuk ka marrë përgjigje dhe shpresat dhe ëndrrat iu shuan.
“Nuk kam marrë ende përgjigje nga India. Federata e Boksit të Indisë e ka lejuar pjesëmarrjen time në Botëror dhe IBA ka thënë se nuk do të ketë problem nga Qeveria e Indisë, ndërsa ministria e jashtme e këtij vendi nuk është përgjigjur ende rreth aplikimit tim për vizë”, deklaroi Sadiku për një medium indian.
“Ministri ynë i Sportit po mundohet të kontaktojë me ta, por i kemi humbur shpresat. Të hënën është dashur të udhëtonim, pasi i kishim blerë biletat, por nuk kemi marrë përgjigje”, shtoi Sadiku.
Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do t’ju dërgojë letra krejt Federatave botërore, për t’i njoftuar për padrejtësitë që po i bëhen garueses kosovare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














