Sport
Donis Avdiaj: Futbollin e mësova mbi asfalt
Talenti shqiptar, Donis Avdiaj, i cili aktualisht luan për Sturm Graz të Austrisë, për “sportet.at” ka folur për jetën e vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e tij. I quajtur si një futbollist i rrugës, Avdiaj thotë se është i rritur me energjinë e futbollit të rrugës dhe themelet e para për futbollin i ka […]

Talenti shqiptar, Donis Avdiaj, i cili aktualisht luan për Sturm Graz të Austrisë, për “sportet.at” ka folur për jetën e vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e tij. I quajtur si një futbollist i rrugës, Avdiaj thotë se është i rritur me energjinë e futbollit të rrugës dhe themelet e para për futbollin i ka mësuar duke luajtur mbi asfalt.
“Jam rritur në një familje të varfër. Nuk kishim asgjë. Prindërit e mi kanë provuar të bëjnë çdo gjë për të mirën tonë. Por, kjo ishte shumë e vështirë. Gjithçka që në atë kohë kishim, ishte një top futbolli i shpërthyer. Më atë top dilnim jashtë për të luajtur. Dhe jo në ndonjë fushë futbolli, por në rrugë, mbi beton. Disa shtylla të rrugës apo të shenjave të komunikacionit i përdornim si porta. Në mbrëmje shkonim në shtëpi me gjunjë të grisur dhe të gjakosur. Megjithatë, këto ishin ditët më të mira të jetës sime”, thotë ai gjatë një interviste për mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi 18-vjeçar po ashtu ka thënë se, edhe pse ekipi i tij nuk gjendet mirë në tabelë në sezonin e ri, për të as pretendentët kryesorë për të fituar titullin gjatë këtij sezoni nuk janë ekip më i mirë. “As Salzburgu dhe as Rapidi nuk janë më të mirë se ne”, ka thënë Avdiaj.
Donis Avdiaj sezonin e kaluar është huazuar nga Schalke 04 në Sturm Graz të Austrisë. Ai mbetet si adoleshenti i parë në Gjermani që ka bërë një kontratë profesionale me 49 milionë euro.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriDonis Advijaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Austri
- Profesioni:Futbollist
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë