Kosova
Donika Gërvalla merr detyrën e kryediplomates
“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e Kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbëshetjen tuaj profesionale..."
E rritur dhe shkolluar në diasporë, Donika Gërvalla, e bija e atdhetarit të shquar Jusuf Gërvalla, u rikthye në Kosovë për të marrë përgjegjësi institucionale.
Ajo do të jetë përfaqësuesja e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes pozitës së saj si ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka pranuar detyrën e ministres.
“Pasi u njoh me strukturën aktuale, znj. Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe pune ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e Kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbëshetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ndër të tjera drejtuesja e re e diplomacisë kosovare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









