Lajme
Donatorët e spermës në Zvicër kanë tejkaluar kufirin ligjor të fëmijëve
Në Zvicër, ligji parashikon që një donator sperme nuk mund të ketë më shumë se 8 fëmijë. Megjithatë, një rishikim i fundit ka zbuluar se 55 donatorë e kanë shkelur këtë rregull, duke sjellë në jetë nga 9 deri në 19 fëmijë secili, për një total prej 500-700 fëmijësh të prekur, të lindur midis viteve 2001-2011, transmeton albinfo.ch.
Problemi qëndron në faktin se qeveria federale, ndonëse mban të dhënat, nuk ka kompetenca për të mbikëqyrur zbatimin e këtij kufiri. Si pasojë, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Zyra Federale e Gjendjes Civile të marrë këtë përgjegjësi në të ardhmen.
Rasti vjen në një kohë kur një tjetër skandal ka shpërthyer në nivel europian, ku një donator i vetëm ka lindur të paktën 67 fëmijë në 8 vende, duke përhapur një mutacion gjenetik që shkakton kancer nga i cili 10 fëmijë tashmë janë sëmurë.
Ky zbulim ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e kontrollit, mbrojtjen e fëmijëve dhe përzgjedhjen e donatorëve në Zvicër. Autoritetet po përgatiten për ndryshime ligjore për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











