Lajme
Donald Trump vendos tarifë prej 30% ndaj mallrave nga Bashkimi Evropian dhe Meksika
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 gushti, mallrat që importohen në Amerikë nga Bashkimi Evropian dhe Meksika do t’i nënshtrohen një takse doganore prej 30 për qind.
Përmes një postimi në “Truth Social”, Trump ka deklaruar se u ka dërguar letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum.
Sipas tij, arsyeja kryesore për vendosjen e taksës ndaj Meksikës është kontrabanda me fentanil, një narkotik sintetik që vetëm vitin e kaluar ka shkaktuar mbi 50 mijë viktima në SHBA. Trump u shpreh se autoritetet meksikane nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndaluar kartelët e drogës që trafikojnë këtë substancë drejt Shteteve të Bashkuara, shkruan The Guardian.
Presidenti amerikan ka paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit.
Sa i përket BE-së, tarifa është më e lartë sesa pritej dhe kështu i jep goditje shpresave të bllokut për uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje tregtare. Tarifa është shumë mbi 10 përqindëshin që mendohej gjerësisht se ishte negociuar nga komisioneri evropian për Tregtinë, Marosh Shefçoviq, dhe mund të rrezikojë luftë tregtare për mallra me marzh fitimi të ulët si çokollata belge, gjalpi irlandez dhe vaji i ullirit italian, përcjell albinfo.ch.
Brukseli pritet pothuajse me siguri të kërkojë rihapjen e negociatave, duke e parë kërcënimin e fundit si manovër të Trumpit për të nxjerrë më shumë lëshime nga BE-ja, të cilën ai dikur e përshkroi si më e vështirë se Kina sa i përket tregtisë.
Në çdo rast, nevojiten negociata shtesë për të hartuar një tekst ligjor që mund të regjistrohet zyrtarisht nga qeveria amerikane, një proces që ka rreziqet e veta.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









