Tematike
Dollari forcohet kundrejt euros dhe frangut zviceran
Dollari u rrit kundrejt euros dhe frangut zviceran në tregjet e monedhave ndërkombëtare, pasi investitorët u përqëndruan në ndihmën e SHBA-ve gjatë krizës me virusin korona dhe përshkallëzimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
Euro dobësohet 0.2 për qind ndaj dollarit dhe tregtohet me 1.17605 dollarë amerikanë. Euro u rrit kundrejt frangut zviceran me të njëjtën përqindje (0.2 për qind) në 1.0773 franga, shkruan albinfo.ch.
Monedha zvicerane gjithashtu u dobësua ndaj dollarit, me 0.4 për qind, duke rënë në 91.59 centë zviceran për dollar.
Indeksi i dollarit u rrit një për qind në krahasim me gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore në 93.532 pikë indeksi.
Investitorët ishin preokupuar në fund të javës së kaluar me të dhënat e punësimit në SHBA që tregojnë se punëdhënësit krijuan 1.8 milionë vende të reja pune në korrik, dukshëm më pak se në qershor, por shkalla e papunësisë ra në 10.2 për qind.
Investitorët po blinin më shumë dollarë, pasi tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u përshkallëzuan. Në fund të javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj zyrtarëve të lartë kinezë dhe Hong Kong, dhe Pekini u hakmor sot duke vendosur sanksione ndaj 11 shtetasve amerikanë.
Frangu zviceran u dobësua pasi të dhënat treguan se depozitat e kërkesës në Bankën Nacionale e Zvicrës SNB u rrit javën e kaluar, zakonisht duke sinjalizuar që banka po ndërhynte në tregun e këmbimit valutor për të dobësuar monedhën vendase.
“Evropianët duket se po blejnë euro dhe po shesin valuta të brendshme, gjë që është veçanërisht e vërtetë për frangun zviceran. “Amerikanët, nga ana tjetër, po blejnë euro dhe po shesin dollarë”, tha Marshall Gitler nga BDSwiss Group në një shënim për klientët.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











