Ekonomi
Dollari dobësohet kundrejt frangut dhe euros
Kursi i këmbimit të dollarit me frangun ra në 0.942 të premten në mëngjes. Në këtë nivel ishte vetëm në gusht 2015. Dollari është dobësuar gjithashtu ndaj euros, shkruan Reuters.
Që nga fillimi i vitit, tashmë ka humbur më shumë se 14 për qind dhe tani është duke tregtuar më ulët se në janar 2017 me monedhën e përbashkët evropiane.
Kjo rënie e fundit të dollarit ka të ngjarë të ketë qenë rezultat i deklaratave të Bankës Qendrore Evropiane për normat e interesit.
Gjatë gjithë ngjarjes së BQE-së, pati një optimizëm të dukshëm në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të inflacionit, komentoi “Commerzbank”.
Rritja e euros, nuk është aq problematike në sytë e bankierëve qendrorë.
Përveç kësaj, tensionet politike midis SHBA dhe Koresë së Veriut kanë ndikuar në monedhën amerikane. Shumë vëzhgues të tregut gjithashtu justifikojnë dobësinë e dollarit me një humbje të besimit në presidencën e Donald Trump. Nga ana tjetër, euro e fortë lidhet me rimëkëmbjen ekonomike në eurozonë.
Banka “Raiffeisen” shkroi në një koment të enjten se një reformë e suksesshme e taksave në SHBA mund të “ringjallë” dollarin.
Përveç kësaj, të gjitha valutat aziatike po përfitojnë nga dobësimi i dollarit amerikan në fundjavë, thanë tregtarët, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











