Literaturë
DOLI NË DRITË LIBRI “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”(2) E AUTORIT DHE PUBLICISTIT ARGJEND HASANI
Pas një pune relativisht të gjatë hulumtuese dhe studimore pesë vjeçare mbi aktivitetet, rolin, rëndësinë, shkaqet e emigrimit dhe organizimin kulturor dhe atdhetar të mërgatës shqiptare në Gjermani, autori Argjend Hasani, në vazhdim nxori në dritë, botimin e dytë voluminoz, monografinë “MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, (Pjesa e Dytë), botues Lena Grafik në Prishtinë.
Në këtë botim voluminoz, autori dhe publicisti Argjend Hasani, ka prezantuar punën dhe aktivitetet e mërgatës shqiptare në Gjermani në një interval kohor 50 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Libri përmban të dhëna interesante, duke filluar me fillet e para që quan në migrimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë atdheut, si dhe pasqyron aktivitetet kulturore, atdhetare, arsimore, artistike, letërsisë, filantropike, humanitare, afariste si dhe të integrimit të mërgatës shqiptare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Autori Argjend Hasani, gjatë grumbullimit të të dhënave për botim, ka bashkëpunuar me shumë personalitete të shquara atdhetare që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, si veprimtarë, shkrimtarë, arsimtarë, krijues, artistë, afaristë etj, dhe me shkollat shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe shoqata të shumta kulturore që mbajnë gjallë frymën atdhetare e kulturore në mërgim.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











