Kosova
Dogana e Kosovës shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave
Marsi shënon rritje prej 12.7%, ndërsa operacionet kundër kontrabandës sjellin rezultate të dukshme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit mars ka regjistruar një rritje të qëndrueshme të të hyrave, duke arritur në 431 milionë euro. Kjo shënon një rritje prej 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm gjatë muajit mars të hyrat janë rritur me 12.7%, përcjell albinfo.ch.
Përveç të hyrave, Dogana ka arritur rezultate të rëndësishme në luftën kundër kontrabandës. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kanë zbuluar mallra të kontrabanduar në vlerë prej 800 mijë euro në rajonin e Prishtinës.
Në plan ndërkombëtar, Dogana e Kosovës është renditur në top 10 vendet më të suksesshme në kuadër të operacionit STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse. Ky rezultat reflekton angazhimin e autoriteteve për të përmirësuar menaxhimin e të hyrave dhe për të luftuar tregtinë e paligjshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën










