Kosova
Dogana e Kosovës më shumë se 1 miliard euro të hyra deri në korrik 2025
Bazuar në trendin aktual dhe angazhimin e vazhdueshëm, Dogana e Kosovës parashikon një performancë të qëndrueshme deri në fund të vitit 2025
Dogana e Kosovës ka përmbyllur javën e tretë të korrikut me një arritje të rëndësishme fiskale: mbi 1 miliard euro të hyra të mbledhura, që përfaqëson një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.
Dogana thotë se ky rezultat jo vetëm që tejkalon shifrat e vitit të kaluar, por edhe kapërcen ndjeshëm planifikimin vjetor, duke dëshmuar një performancë të qëndrueshme dhe efikase në mbledhjen e të hyrave doganore.
“Përkundër uljes së normave tatimore pas pandemisë, Dogana ka arritur të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e mbledhjes së të hyrave, duke tejkaluar për më shumë se dyfish rritjen ekonomike të përgjithshme të vendit. Kjo tregon për ndërhyrje të qëllimshme dhe efektive kundër ekonomisë informale, që ka qenë një nga sfidat kryesore ndër vite”, thuhet në njoftim.
Përparimi në luftimin e ekonomisë joformale, sidomos në periudhën pas pandemisë, është i dukshëm. Një ndër arritjet e theksuara është forcimi i sundimit të ligjit në Mitrovicën Veriore, përfshirë pezullimin e veprimtarive të dyshuara në sektorin e derivateve.
Dogana e Kosovës ka falënderuar në veçanti Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e zbatimit të ligjit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e misionit të saj. Po ashtu, shpreh mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë që kontribuojnë në operacionet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, një shtyllë kyçe e suksesit të arritur, transmeton albinfo.ch.
“Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin e palëkundur të stafit të Doganës. Ata mbeten baza mbi të cilën ndërtohet performanca dhe besimi i publikut ndaj institucionit. Mirënjohje të veçantë u shkon edhe familjeve të punonjësve për mbështetjen e tyre të përditshme”, thuhet në njoftim.
Bazuar në trendin aktual dhe angazhimin e vazhdueshëm, Dogana e Kosovës parashikon një performancë të qëndrueshme deri në fund të vitit 2025.
Sipas Doganës, kjo do të sigurojë jo vetëm mbledhjen e qëndrueshme të të hyrave, por edhe shërbime më efikase për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










