CH-Ballkani
Dogana e Kosovës mbledh një miliard euro
“Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milionë tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara”, thuhet në komunikatën e Doganës
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të mbledh një miliard euro të hyra. Këto të hyra janë për vitin 2016, derisa ka pasur ngritje në krahasim me vitin e kaluar, shkruan albinfo.ch.
Nëpërmes një komunikate për media thuhet se për herë të parë që nga themelimi i doganës 17 vite më parë është arritur të tejkalohen të hyrat e mbledhura në lartësinë prej 1 miliard euro (1,014,137,335.79 euro).
“Dogana e Kosovës ka trend të lartë të mbledhjes së të hyrave në këtë përfundim të vitit. Më saktësisht Dogana deri tani ka 98.2 milionë më shumë se viti i kaluar shprehur në përqindje kemi 10,7 % më shumë. Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milionë tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










