Lajme
DnV: Thaçi me PDK fiton zgjedhjet në Kosovë
Partia Demokratike të Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi ka fituar zgjedhjet me 29.9 %. LDK mbetet e dyta me 26.3. Nisma hyn në Kuvend...
Rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, nga 80 për qind e votave të numëruara, e nxjerr Partinë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, fituese të këtyre zgjedhjeve me 29.9 për qind. E dyta mbetet lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës me 26.3 për qind.
Sipas rezultateve të fundit, të DnV, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar ngritje duke u radhitur subjekti i tretë politik me 13.9 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ish-kryeministri Ramush Haradinaj me 10.2 për qind të votave.
Po ashtu, sipas këtyre rezultateve, Nisma për Kosovë e cila doli nga një ndarje e PDK-së e udhëhequr nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, ka marrë mbi 5 për qind dhe kanë siguruar hyrjen në Kuvend. Ndërsa Aleanca Kosova e Re e afaristët Behgjet Pacolli nuk e ka të sigurt pragun, sepse nuk ka arrit t’i marrë 5 për qind.
Në anën tjetër, simpatizantët e PDK-së ka dy dorë që kanë filluar festën nëpër disa qytete të Kosovës, ndërsa festa më e madhe po zhvillohet në Prishtinë, kur po quhen mijëra fishekzjarre. Edhe përfaqësuesit e PDK-së, tashmë e kanë shpallur fitoren.
“PDK del si parti e parë bindshëm para të gjitha partive duke fituar një shumicë solide. Sot është koha të kujtojmë të gjithë ata që kanë sakrifikuar më së shumti për këtë vend. Sonte të gjithë bashkërisht mendojmë për të ardhmen evropiane”, ka thënë nënkryetari i partisë Kadri Veseli.
Edhe kryetari Hashim Thaçi në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se të gjitha sondazhet tregojnë për një fitore të PDK-së. Ai ka shtuar se këtë e ka ditur edhe më herët.
“Është kënaqësi e madhe për mua të jem në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në Prizren. Në Prizrenin historik dhe të së ardhmes. Ajo që mund të them është se qytetarët e Kosovës, partitë politike kanë dhënë mesazhin më të mirë për të gjithë botën se në Kosovë funksion demokracia”, tha Thaçi.
Mirëpo, si rëndomtë në konferenca për media nuk kanë dalur partitë që kanë humbur garën, Isa Mustaf i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Ndërsa ata të Nismës u shprehen të kënaqur që të paktën e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kuvendin e Ardhshëm të Kosovës.
Ndryshe, Hashim Thaçi ka udhëhequr garën zgjedhore me moton “Misioni i Ri”. Rreth këtij misioni janë bashkuar disa subjekte politike, PDK, Partinë e Drejtësisë, Partia Shqiptare Demokristiane, Alternativa Demokratike e Kosovës, Lëvizja për Bashkim dhe Partia Konservatore e Kosovës.
Pas këtij procesi i deklarua edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 8 qershorit janë mbajtur në një atmosferë të qetë dhe të pranueshme me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve në të gjithë vendin, përfshirë edhe pjesën veriore.
Presidentja Jahjaga përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe kontributin për mbarëvajtjen e tyre demokratike.
“Parregullsitë eventuale janë duke u shqyrtuar nga mekanizmat për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për t’u siguruar se vota e lirë e qytetarëve dhe vullneti e tyre politik është garantuar”, thotë Jahjaga e cila përgëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për përpjekjet dhe punën e tyre për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.
Presidentja Jahjaga vlerëson përkushtimin dhe angazhimin e partive e subjekteve politike, si dhe të të gjithë kandidatëve që kanë kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Jahjaga vlerëson angazhimin e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtar, përfshirë Misionin Vëzhgues të BE-së, që ka vëzhguar me kujdes gjithë procesin, duke i dhënë edhe legjitimitet ndërkombëtar zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.
“Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit tonë. Në ditët në vijim, është me rëndësi që të dëshmojnë të njëjtin përcaktim dhe të kontribuojnë në përmbylljen e këtij procesi demokratik, qenësor për të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi presidentja e Shtetit.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç









