Kosova
DnV evidenton gjuhë nxitëse e urrejtëse në tri javë fushatë në Kosovë

Tri javë fushatë zgjedhore janë përcjellë me përdorim të gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes, është thënë nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV).
Sipas Violeta Haxhollit nga DnV, vetëm gjatë javës së tretë të fushatës janë evidentuar 48 raste ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes në aktivitetet e tyre. Ajo shtoi se, në total, në tri javë fushatë, janë regjistruar 623 raste të gjuhës së urrejtjes në hapësirën online, me një pjesë të madhe të tyre të shpërndara përmes videove të publikuara nga partitë politike.
“Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtës është përkeqësuar në javën e tretë të fushatës. Vëzhguesit e DnV vetëm këtë javë i kanë evidentuar 48 raste ku partitë politike kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nëpër aktivitete e tyre”.
“Gjatë tri javën të fushatës në total janë evidentuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga partitë politike. Po ashtu edhe nga palët e treta, lajmet të pavërteta dhe dezinformomi që rrezikojnë integritetin e fushatës. Nga 232 raste të hapësirës online 37 për qind e rasteve i targetojnë gratë e subjekteve politike fatkeqësisht”, ka thënë ajo, shkruan EkonomiaOnline.
Haxholli tha se DnV ka monitoruar gjithashtu 152 portale apo media online, ku janë identifikuar rreth 130 mijë komente, prej tyre, 6 për qind përmbajnë gjuhë të urrejtjes drejtuar subjekteve politike.
Ajo shtoi se më së shumti kjo gjuhë është përdorur kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, i cili ka qenë shënjestër në 7 për qind të komenteve nxitëse. Pas tij renditen kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës me 5 për qind, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 4 për qind dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës po ashtu me 4 për qind, transmeton albinfo.ch.
“Krahasimisht më së shumti gjuhë e urrejtjes është përdorur ndaj kandidatit të VV për kryeministër me 7 për qind komenteve drejtuar atij. Pasura nga kandidati i PDK-së me 5 për qind, i AAK me 4 për qind dhe kandidati i LDK me 4 për qind të komenteve që përbejnë gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes”, ka thënë ajo.
Përveç përdorimit të gjuhës së urrejtjes, DnV ka shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e organizuar të nxënësve në aktivitetet zgjedhore.
“Fatkeqësisht gjatë kësaj jave kemi pasur me shumë raste të pjesëmarrjes të organizuar të nxënësve. Vëzhguesit e DnV vetëm këtë javë kanë evidentuar deri në 7 raste të reja të organizuar”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?