Kosova
DnV: 9% e vendvotimeve u hapën me vonesë
Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV), ka njoftuar se 9 për qind të vendvotimeve në Kosovë janë hapur me vonesë.
Në konferencën për media, Ismet Kryeziu nga DnV, lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare, tha se në shumicën e rasteve vonesat e hapjes së qendrave të votimit kanë ndodhur për shkak të mungesës së komisionerëve.
“Nga 2589 vendvotime, 9% e këtyre vendvotimeve janë hapur me vonesë. Është raportuar se shkak i vonesave ka qenë mungesa e komisionerëve në 6% të vendvotimeve”, ka thënë ai, teksa shtoi se kanë vërejtur edhe disa parregullsi dhe incidente.
“Rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e posterëve dhe materialet tjera në diametrin e lejuar prej 100 metra, kemi parë se në 3% të qendrave të votimit ende kemi posterë apo material të partive politike. Kemi dy incidente, është incidenti me vëzhgues të DnV në Prizren ku është mohuar qasja në informata nga kryesues të vendvotimeve, përkatësisht në qendrën ‘Abdyl Frashëri’ dhe “’Motrat Qiriazi’”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se disa vendvotime vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar.
“Një numër i vendvotimeve vazhdojnë të jenë të paqasshme për personat me aftësi të kufizuar. Në 20% e qendrave të votimit personat me aftësi të kufizuar kanë pasur pengesa në qasjen e tyre për të votuar”.
DnV-ja ka angazhuar rreth 500 vëzhgues.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri












