Jeta në Zvicër
Dje është shënuar rezultati më i ngushtë në historinë e votimeve në Zvicër
Dallimi në mes po-së dhe jo-së në votimin për TVSH ka qenë vetëm 0.1 % ose 2357 vota më shumë kundër se sa pro, në gjithë Zvicrën
Vota kundër ndryshimit të kushtetutës për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në referendumin e djeshëm ka qenë më e ngushta në gjithë historinë e votimeve në Zvicër. Dallimi në mes po-së dhe jo-së ka qenë vetëm 0.1 % ose 2357 vota më shumë kundër se sa pro, në gjithë Zvicrën, shkruan sda.ch.
Një rezultat afërsisht po kaq i ngushtë është shënuar edhe në qershor të vitit 2015 në votimin mbi Ligjin e Radiotelevizionit, transmeton albinfo.ch. Atëbotë përqindja ishte po kështu 50.1 por dallimi në numër votash, pak më i madh, gfjegjësisht 3649 sosh.
Raste të votimeve me rezultat “të ngushtë” janë regjistruar edhe në votime tjera. Kështu, “për pak” pati fituar edhe iniciativa shumë e diskutuar kundër migrimit masiv, në vitin 2014, shkruan albinfo.ch. Vetëm 50.3 për qind të votave i kishin fituar bartësit e kësaj iniciative, kundrejt 49.7% që kishin fituar kundërshtarët. Por dallimi në numër votash ka qenë relativisht i madh, gjegjësisht 19302 sosh.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










