Zhvillim
Djathëbërësit zviceranë ua transmetojnë zanatin kosovarëve
Pas një investimi personal pa kursim, më 28 nëntor të këtij viti, Stefan Sarkany, kryetar i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, ka arritur të konkretizojë një takim strategjik mes djathëbërësve zviceranë, anëtarëve të parlamentit të Unionit Zviceran të Arteve dhe Mjeshtërisë (USAM), si dhe përfaqësuesve politikë të Ministrisë së Bujqësisë (Kosovë) dhe diplomatëve kosovarë në Zvicër.
Si pjesë e këtij takimi, delegacioni i Kosovës u drejtua nga Kurtan Kajtazi, zëvendësministër, Ramadan Avdiu, ambasador, konsull i përgjithshëm, Arsim J. Memaj, zyrtar i lartë i Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës dhe Flamur Krasniqi. Kurse, nga ana zvicerane, përveç iniciatorit të takimit, Stefan Sarkany, gjithashtu morën pjesë djathëbërësi i firmës “Kolly”, René Kolly, magjistri dhe ish-presidenti i djathëbërësve zviceranë, Jacques Gygax, drejtori i firmës “Fromart” dhe anëtari i Dhomës së Tregtisë dhe i parlamentit të USAM-it, Jean Pierre Wicht.
Ky takim u shënua me shkëmbime të frytshme midis djathëbërësve, zyrtarëve zviceranë dhe atyre kosovarë, sepse në këtë kontekst u vendos që një delegacion zviceran, i përbërë nga katër deri në gjashtë persona, të shkojë në Kosovë nga 22 deri më 24 janar 2017.
Qëllimet e kësaj vizite do të jenë të dyfishta: së pari, për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të një bashkëpunimi teknik dhe një trajnim profesional të djathëbërësve në Kosovë. Ndërsa, qëllimi i dytë ka të bëjë me organizimin e tregtisë së djathit “Gryère” si dhe të djathërave të tjerë zviceranë drejt Kosovës dhe tregtisë së djathërave të deles nga Kosova në Zvicër. Kjo tregti ndoshta do të mund të zhvillohet me kompensime.
Nga ky rezultat pozitiv i parapriu shkëmbimi i informacioneve dhe një pasqyrë e nevojave dhe potencialit të të dyja palëve të bëra në fushën e prodhimit të qumështit dhe djathit në Zvicër dhe Kosovë.
Kjo iniciativë origjinale është për t’u përshëndetur, duke pasur parasysh potencialin e eksportit të Kosovës në fushën e prodhimit të qumështit, sidomos ndaj tregut të diasporës së saj të madhe, e cila rregullisht konsumon djathë deleje, por, në mungesë të prodhimit nga Kosova, blen djathëra të importuar në Zvicër nga vendet e tjera të rajonit, apo nga Turqia. Kosova ka nevojë për këshilla dhe ndihmë në këtë fushë për të forcuar kapacitetin e saj. Ky vend plotëson kërkesat për të modernizuar dhe për të rritur prodhimin e qumështit, por jo edhe për të përmbushur nevojat e veta duke importuar qumësht nga jashtë.
Mbështetja e djathëbërësve zviceranë përmes shoqatave të Zvicrës do të jetë e vlefshme për Kosovën, veçanërisht në fushën e transmetimit të diturisë (know-how) zvicerane, e njohur botërisht, por edhe në trajnimin e djathëbërësve të ardhshëm të Kosovës. Në fakt, trajnimi cilësor i djathëbërësve kosovarë rezulton të jetë një nga kushtet sine qua non për të promovuar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së saj.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










