Zhvillim
Djathëbërësit zviceranë nisen për në Kosovë

Një delegacion i madh i djathëbërësve zviceranë do të vizitojë Kosovën për t’u takuar me krijuesit e politikave dhe prodhuesit e qumështit dhe djathit në vend.
Siç ka njoftuar albinfo.ch, gjatë takimit të muajit tetor të vitit 2016 dhjathëbërësit zviceranë dhe partnerët e Kosovës në Gjenevë kanë treguar një interes të madh për të krijuar siinergji të përbashkëta (Djathëbërësit zviceranë ua transmetojnë zanatin kosovarëve).
Entuziazmi i ndërsjellë që u manifestua vazhdon me një fazë të re. M, 23 dhe 24 janar do të ketë një tjetër takim, këtë herë në Kosovë, në mes të një delegacioni të madh të dhjathëbërësve zviceranë dhe politikanëve me punëdhënësit e Kosovës.
Më konkretisht, delegacioni zviceran do të përfshijë Rene Kolly, ish-presidenti i djathëbërësve zviceranë, anëtar i Këshillit të Madh të Fribourgut dhe pronar i firmës së qumështit “Kolly” në Fribourg; Jacques Gygax, drejtori i firmës “Fromart”; Jean-Pierre Wicht, anëtar i Parlamentit të USAM-it (Bashkimi zviceran i Arteve dhe Mjeshtërisë), ish-president i Shoqatës së bankave kantonale dhe ende president për kantonin e Vaud-it; Benoît Kolly, drejtor i fabrikës së djathit të familjes “Kolly” në Fribourg dhe tregatar i grupit të djathbërësve. Bashkë me ta edhe Imri Limani, anëtar i Komitetit të Dhomës së Tregtisë Zvicër-Kosovë në Gjenevë.
Qëllimi i këtij udhëtimi është të mendohet për zbatimin e bashkëpunimit të diskutuar në takimin e parë, domethënë, të sigurohet në të ardhmen trashëgimia e djathëbërësve nëpërmjet trajnimit në Kosovës nga profesionistët e zanateve të qumështit dhe të djathit zviceran, por edhe nëpërmjet trajnimit për komercializimin e djathit zviceran në rajon.
Autorët e kësaj iniciative, Stefan Sarkany, kryetar i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë dhe Jean-Pierre Wicht, anëtar i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Kosovë në Gjenevë, do të dërgojnë punëdhënësit zviceranë në Kosovë.
Axhenda e këtij takimi duket mjafti e ngarkuar, me që janë planifikuar takime me kreun e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe, mbi të gjitha, takime me prodhuesit e qumështit dhe djathit nga Kosova.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?