Tematike
Djathëbërësi i Friburgut fiton “4th Fondue World Championships”
Damien Raemy nga Friburgu është kampioni i ri i botës në fondu. Ai mundi 200 konkurrentë në Kampionatin e katërt Botëror të Fondue, të mbajtur në Tartegnin, kantonin Vaud, shkruan swissinfo.
Raemy fitoi titullin me përzierjen e tij të djathit Gruyère dhe Vacherin. Ai është pjesë e një familjeje djathëbërësish nga Corbières, kantoni Fribourg, ku bën djathë Gruyère dhe Vacherin së bashku me 23 prodhues qumështi.
“Është një punë e përditshme, por ne punojmë si ekip”, shpjegon ai, përcjell albinfo.ch.
Kampionati i katërt Botëror i Fondue mblodhi së bashku mbi 10,000 vizitorë dhe më shumë se 200 konkurrentë, si amatorë, ashtu edhe profesionistë. Fondues duhej të përbëheshin nga të paktën 50% djathë AOP Gruyère për të konkurruar.
Një juri e përbërë nga profesionistë dhe amatorë të ushqimit shijoi dhjetëra fondues, të cilat u vlerësuan sipas pesë kritereve: shije, pamje vizuale, qëndrueshmëri, homogjenitet dhe përshtypje e përgjithshme.
Pas një parapërzgjedhjeje prej 23 finalistësh, juria shpalli Damien Raemy fitues në një finale të madhe të zhvilluar para qindra spektatorëve dhe për herë të parë, raunde kualifikuese u organizuan në pjesë të tjera të botës: Belgjikë, Francë, Brazil dhe Kanada.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











