Lajme
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm
Në edicionin jubilar të 10-të të Stockholm International Fashion Fair (STOIFF), Kosova u prezantua me sukses përmes dizajnit autentik dhe kreativitetit bashkëkohor, duke dëshmuar potencialin e saj në industrinë globale të modës, transmeton albinfo.ch.
Kosova ka shënuar një paraqitje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare të modës në kuadër të edicionit të 10-të jubilar të Stockholm International Fashion Fair – STOIFF, i cili u mbajt në ambientet prestigjioze të Hallwylska Museet në Stokholm.
STOIFF njihet si një ngjarje unike që bashkon kultura të ndryshme përmes modës, duke krijuar një platformë ndërkombëtare ku promovohen kreativiteti, qëndrueshmëria, fuqizimi i grave dhe vizioni global i industrisë së modës.
Në këtë event, Kosova u përfaqësua nga dy emra të njohur të dizajnit kosovar, Labentinë dhe Diba Celina, të cilat sollën koleksione të veçanta që ndërthurin elemente të identitetit kulturor me linja moderne dhe stil bashkëkohor. Paraqitja e tyre u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt afirmimit dhe promovimit të modës kosovare në arenën ndërkombëtare, transmeton tutje albinfo.ch.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair u bë e mundur falë iniciativës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm, me mbështetjen e projektit Grow të Swisscontact, i financuar nga SIDA, në kuadër të përkrahjes për zhvillimin e industrive kreative.
Çdo vit, STOIFF bashkon profesionistë dhe entuziastë të modës nga e gjithë bota, duke u shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm për trendet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti solli gjithashtu pjesëmarrjen e dizajnerëve të njohur nga vende si Japonia, Maroku dhe Suedia, duke e bërë panairin edhe më të pasur dhe më përfaqësues.
Kjo paraqitje e Kosovës në STOIFF konsiderohet një tjetër dëshmi e potencialit në rritje të industrisë kreative kosovare dhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejt prezantimit të saj në tregjet globale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













