Bota
Divorci që kushtoi 38 miliardë dollarë
Ajo ka bërë të ditur se do të japë për bamirësi gjysmën e shumës
Është arritur një marrëveshje mes Jeff Bezos dhe ish-bashkëshortes; një divorc që do t’i kushtojë themeluesit të Amazon plot 38 miliardë dollarë.
Sipas vendimit të gjykatësit të shtetit të Uashingtonit, Bezos duhet t’i transferojë MacKenzie-t aksionet në sipërmarrjen e tij, që vlerësohet se kapin shumën 38.3 miliardë dollarë.
Ai do të mbajë në anën 12 për qind të tyre me vlerë 114,8 miliardë dollarë, çka e lejon atë të mbetet njeriu më i pasur i planetit, transmeton TCH.
Ish-bashkëshortja, shkrimtare 49-vjeçare, falë këtyre burimeve, renditet tani në vendin e 22 të renditjes së milionerëve të kryer nga Bloomberg, përcjell albinfo.ch. Ajo ka bërë të ditur se do të japë për bamirësi gjysmën e shumës.
Divorci i njoftuar në janar dhe i finalizuar shpejt, bëhet kështu më i kushtueshmi në histori. Çifti i martuar në 1993, ka katër fëmijë.
Sipas thashethemeve, fajin për divorcin e ka një lidhje mes manjatit të tregtisë elektronike dhe drejtueses televizive Loren Sancez, bashkëmoshatare e ish-bashkëshortes së Bezos.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










