Lajme
Ditët e Diasporës më 2 Gusht në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Diasporës janë dakorduar që dita e fundit e muajit të diasporës të jetë 2 Gushti dhe do të mbahet në pishinën e Gërmisë prej orës 12 deri në 18
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministri i Diasporës (MeD), Valon Murati, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me bashkëorganizmin e aktiviteteve për ditën e diasporës. Kjo ditë, sipas memorandumit, sivjet mbahet me 2 Gusht 2015, në Prishtinë.
Kryetari Ahmeti tha se me ministrin Murati ka filluar bashkëpunimi edhe më parë me qëllim që gjatë muajve të verës, kur fluksi i mërgimtarëve është më i madh, të ketë koordinim sa më të mirë rreth shërbimeve të cilat i ofron Komuna e Prishtinës.
“Bashkë me Ministrinë e Diasporës, në ditën e fundit të muajit të diasporës, me datë 2 Gusht, do të organizojmë aktivitete, koncerte në pishinën e Gërmisë prej orës 12:00 deri në ora 18:00, ndërsa më pas në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë sërish koncerte me bende shumë të mira, por edhe artistë që ndoshta për herë të parë interpretojnë në qendrën e kryeqytetit”, tha Ahmeti, raporton Albinfo.Ch.
Komuna, sipas tij, do të jetë përgjegjëse për pjesën logjistike duke do të përkujdeset që gjatë asaj ditë në pishinën e Gërmisë ta jetë një ditë të veçantë për diasporën.
“Kjo është e pakta që ne mund të bëjmë për diasporën”, tha kryetari Ahmeti, i cili tha se në ndërkohë do të ketë edhe aktivitete të ndryshme kulturore që do të organizohen nga Komuna e Prishtinës.
Ndërkaq, ministri i Diasporës, Valon Murati, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, tha se për këtë ditë Ministria e Diasporës është kujdesur që të ketë një sërë aktivitetesh, ndërsa bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës do të jetë gjithmonë që të ofrojnë më të mirën për diasporën tonë.
“Për nder të ditës së diasporës, Ministria e Diasporës ka përgatitur dhe një bashkëpunim tjetër me Postën dhe Telekomin e Kosovës ku do të publikojmë edhe një pullë postare për diasporën”, tha ministri Murati, duke theksuar se aktivitete të tilla për diasporën do të organizohen në të gjitha komunat.
Kryetari Ahmeti tha se si rezultat i bashkëpunimit midis Komunës së Prishtinës dhe MeD, është lehtësuar edhe procedurave e pajisjes së pjesëtarëve të diasporës me dokumente pasi që, siç tha ai, sivjet edhe mërgimtarët thonë se periudha e pritjes është shumë më ë shkurtër.
“Dy punëtorë të angazhuar nga Ministria e Diasporës që janë të vendosur në Komunën e Prishtinës bashkë me punëtorët tonë të cilët e mundësojnë edhe regjistrimin e diasporës dhe ju ndihmojnë në qoftë se kanë ndonjë problem gjatë regjistrimit. Gjatë këtij viti do ta kenë edhe më lehtë ngaqë do ta kenë në dispozicion edhe “E-kiosk’un”, ndërsa do t’i shohim edhe mundësitë e aplikimit “on line” të mërgimtarëve për pajisen e tyre me dokumentet përkatëse”, deklaroi Ahmeti.
Ndryshe, festa e fundit e Ditës së Diasporës dhe Mërgatës, viteve të kaluar kur në ministrin e Diasporës ka qenë Ibrahim Makolli, është mbajtur në Prekaz të Skenderajt në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Ndërsa kësaj here, ministri Murati e zhvendosi festën në kryeqytet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












