Futboll
Dita e Zvicrës: Xhaka, gati për histori
Sot Zvicra do ta ketë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror
Zvicra sot zhvillon ndeshjen e parë në grupet e Kampionatit Botëror në Katar. Helvetikët nga ora 11:00 përballen me Kamerunin, shkruan albinfo.ch.
Kapiteni Granit Xhaka ka thënë se janë të gatshëm për Botëror. “Jemi gati ta shkruajmë historinë. Jemi të përgatitur dhe besoj se kemi pasur kohë të mjaftueshme, por është më e lehtë të flasim sesa të bëjmë”, deklaroi Xhaka, duke shtuar: Jemi të qetë, duam të fillojmë mirë dhe shpresojmë në tri pikë”, shtoi kapiteni zviceran.
“Nuk do të thosha se ky është ekipi më i mirë i të gjitha kohëve. Nuk dua t’u mohoj asgjë paraardhësve tanë. Është pa dyshim një ekip më i ri. Ne jemi gati të bëjmë histori. Jemi të qetë, duam të fillojmë mirë dhe shpresojmë me tri pikë”, shtoi 30-vjeçari, i cili është kapiten te “Helvetikët”.
“Kam pasur më shumë presion në jetën time. Dua ta shijoj turneun si kapiten i Zvicrës. Po mundohem ta ndihmoj ekipin”, përfundoi mesfushori i Arsenalit.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












