Kosova
Dita e zgjedhjeve në Kosovë, bëhet thirrje për proces të qetë e demokratik
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë teksa ka bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.
Ai ka dhënë detaje edhe për votimin nga diaspora.
“Tashmë i kemi të dhënat edhe për Amerikë e Kanada. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në përfaqësi diplomatike atje. Çdo gjë është gati. KQZ-ja është në detyrë e shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniqi pasi votoi në Pejë.
Radoniqi ka treguar edhe për telashet që ka pasur me shënjesuesin e gishtit.
“E vërteta është që kompania kontraktuese fillimisht na furnizoj me ngjyrë që është fshirë. Por, pasi komisioni vlerësues e vërejti me kohë, i ktheu markerat dhe kompania na siguroi markera të rregullt”, tha Radoniqi.
Sa i përket transportimit të votave nga Kroacia, Radoniqi ka thënë se bëhet fjalë për rreth 30 vota.
Sipas tij, gabimi është bërë që nuk janë respektuar procedurat dhe vëzhguesit nuk ishin njoftuar kur u tërhoqën, por se personat që tërhoqën votat ishin të autorizuar.
“Do të ketë rekomandim të sekretariatit dhe në bazë të rekomandimit do të marrim vendim në KQZ”, tha Radoniqi.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








