Lajme

“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas

Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda, bazuar në tekstet e librave si ai i Mira Meksit dhe të tjerë

Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, në Bibliotekën “Pestalozi” në Hardau (Cyrih) mbahet një aktivitet kulturor i llojit të veçantë. Me moton “Dita e Grave dhe Demokracia”, aktorja e njohur shqiptare me qëndrim në Zvicër, Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda, bazuar në tekstet e librave si ai i Mira Meksit dhe të tjerë.

Autorja e njohur Mira Meksi me këtë rast do t`i drejtohet publikut përmes një mesazhi me video, me ç`rast përshëndet idenë dhe përgëzon autoret e për realizimin e një projekti të tillë. Meksi kujton me këtë rast, krahas Donika Kastriotit edhe figurën më të vjetër të njohur të gruas shqiptare (ilire), Mbretëreshën e lavdishme të antikitetit, Teutën, e njohur për rolin e saj të rëndësishëm në epokën kur jetoi.

Aktiviteti, organizuar nga Suela Jorgaqi, drejtoreshë e PBZ Bibliothek Hardau, do të mbahet të shtunën, më 7 mars, me fillim në orën 16.30 në adresën:

PBZ Bibliothek Hardau
Norastrasse 20, 8004 Zürich