Lajme
Dita e fundit për Gruevskin
Mandatari Nikolla Gruevski, sot duhet të tregojë nëse ka arritur të mbledh 61 deputetë për të formuar koalicionin e ri qeverisës, ose mandatin t’ia kaloj rivalit Zoran Zaev
Kryetari i partisë më të madhe maqedonase VMRO DPMNE dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski sot e ka ditën e fundit kur duhet të tregoj nëse ka arritur të bëj koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, apo do t’ia jep mandatin rivalit Zoran Zaev nga LSDM.
Koalicioni i ri i “fituesit me fituesin” pritet të definohet sot, ose dy partnerët që drejtuar bashkë qeverinë e Maqedonisë, do ta prishin bashkëpunimin.
BDI pas konsultimeve brendapartiake nuk arriti as ditën e djeshme të jep një përgjigje definitive se a do të shkojnë në koalicion me VMRO-në. Mësohet se sot në ora 14 Kryesia e BDI-së ka mbledhjen e radhës, ku pritet të dilet me qëndrim, nëse do ta formojnë ose jo koalicionin me VMRO-në.
Mësohet se Gruevski i ka dhënë fuqi dyfishim më të madhe BDI-së se sa në koalicionin e kaluar, përfshirë edhe postin e kryeparlamentarit. Por BDI, është para një trysnie politike dhe mediale, që mos të bëjë koalicion me Gruevskin, për shkaka të fareve të korrupsionit dhe qëndrimit të tij anti-shqiptarëve.
Por, anëtarët e BDI-së, nga kryesia qendrore, thonë se nëse nuk bëjnë koalicion me Gruevskin, nuk është e domosdoshme bërja e koalicionit me LSDM-në. Madeh Rafiz Haliti tha se BDI mbështet edhe opsionin tjetër, shkuarjen në zgjedhje të reja.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














