Kalendari
Dita e Diversitetit – dita e nacioneve!
Më shumë se 20 shoqata dhe grupe ju ftojnë të merrni pjesë, të mahniteni dhe të shijoni

Shoqata Kulturore Artistike “Dardania” do të mbajë një aktivitet të veçantë “Dita e Diversitetit – dita e nocioneve”.
“Festoni me ne këtë festë të gjallë të organizuar nga Forumi Ndërkulturor Winterthur!
Më shumë se 20 shoqata dhe grupe ju ftojnë të merrni pjesë, të mahniteni dhe të shijoni.
Pasditja do të ofrojë shumë punëtori interesante: gatim së bashku, vallëzim, muzikë, punime artizanale – nga shkëmbime për aftësi ndërkulturore te tatuazhe me ngjyra, nga gatimi i brumeve, deri te kaligrafia arabe.
Për fëmijët do të ketë lojëra, argëtim, punëtori kreative dhe ëmbëlsira.
Po ashtu, do të shijoni aromat dhe specialitetet nga e gjithë bota: shishqebapë kurdë, ushqime të shpejta afgane, specialitete tibetiane dhe shumë më tepër.
Nga ora 18:00 festa vazhdon në sallën e madhe: kërcime, muzikë dhe shfaqje nga Shqipëria e Kosova, Meksika, Ukraina, Kurdistani dhe kultura të tjera – plot surpriza, ngjyra dhe gëzim.
Pjesëmarrës: Shoqëria Kulturore-Artistike Dardania, Qendra Kulturore AleviBektashi, Grupi Berber, Dar Al Farah, Shoqata Greke, Helena Schall, Klubi Ndërkombëtar Winterthur, Grupi Afgano-Iranian, Shoqata e Grave Kurde, Maria Plaza, Grupi Meksikan i Vallëzimit Ticalli, Shoqata Zvicerano-Tibetiane e Miqësisë, Shoqata e Integrimit Rumun, KakaDu,”Së bashku për ditë”, Ukraina Support, Afropfingsten, Shoqata Kulturore Tamile dhe shumë të tjerë”, thuhet në njoftim.
Hyrja është falas – të gjithë janë të mirëpritur!
E shtunë, 24 maj | 14:00 – 23:00, Alte Kaserne, Technikumstrasse 8, 8403 Winterthur
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Maj 2025
- Ora11:00
- LokacioniAlte Kaserne, Technikumstrasse 8, 8403 Winterthur
- Data e përfundimit24 Maj 2025 - 23:00
E-Diaspora
-
Halle, Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre vetave, arrestohet kosovari Nnjë burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë