Sporte Luftarake

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit

Distria triumfon ndaj Larissa Pimenta dhe avancon në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur gjysmëfinalen e Grand Slamit të Parisit pas një fitoreje të vështirë ndaj brazilianes Larissa Pimenta, shkruan albinfo.ch.

Ndeshja çerekfinale ishte intensive dhe taktike, por Distria arriti të shënojë pikët vendimtare në kohën shtesë, duke siguruar avancimin në raundin gjysmëfinal.