Kosova

Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Xhudos

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2022 në Uzbekistan, pasi e mundi Gefen Primon në garë për medaljen e tretë më të mirë, përcjell albinfo.ch.

Krasniqi, kampione olimpike, është medaliste e bronztë botërore në kategorinë -52 kilogramë, e dyta në karrierë pas Botërorit të vitit 2019, atë botë në kategorinë -48 kilogramë.