Kosova
Gjuha dhe kultura ruan identitetin e fëmijëve shqiptarë në diasporë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka njofuar se ka pritur në takim një delegacion nga Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, të prirë nga kryetari Shukri Ymeri, me të cilët ka biseduar në lidhje me mërgatën shqiptare, në veçanti për arsimimin e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Ai ka shkruar në Facebook se fëmijët shqiptarë në diasporë duhet të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare, në mënyrë që të mos asimilohen.
“Theksova rëndësinë që ka ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, e po ashtu edhe nevojën e një bashkëpunimi edhe më të madh, në mënyrë që të kyçen sa më shumë fëmijët shqiptarë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të mos vijë deri te asimilimi i gjeneratave të reja”, ka shkruar Bytyqi.
Bytyqi ka përmendur marrëveshjen Kosovë-Shqipëri për kurrikula të përbashkëta për mësimin në gjuhën shqipe në diasporë, si dhe tekstet falas që jepen për fëmijët që ndjekin mësimin plotësues.
“Me delegacionin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar diskutuam edhe mundësinë e organizimit të një shkolle verore për fëmijët e mërgatës gjatë pushimeve verore në Kosovë”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













