Lajme
Diskriminimi i femrave në Ballkan
Në të gjithë Ballkanin femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç pak kohë më parë ishte gjetur në një pozitë të vështirë, kur moderatorja e një emisioni televiziv e ulur përballë tij e provokoi, duke zbuluar pjesët e saj intime.
Daçiç ishte viktimë e një kamere të fshehtë, që nuk u transmetua në televizion, por videoja u shpërnda shumë shpejt në YouTube dhe mori mijëra klikime. Qeveria tha se janë “tallur” me Serbinë dhe u zotua se do të “ndëshkohen” ata, që janë pas saj.
Por feministët thonë se janë të zemëruar nga trajtimi i femrës si objekt seksual në mediet e Serbisë, ndërkohë që mbyllin sytë ndaj dhunës dhe ngacmimeve ne jetën e përditshme. “Femrat janë të kufizuara vetëm tek trupi dhe pamja e tyre”, thotë Sanja Sarnavka, drejtuese e organizatës “Be Active, Be Emancipated (BaBe)” (Ji aktiv, Ji i emancipuar).
Prej dy dekadash është një nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Kroaci.
Në të gjithë Ballkanin femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit.
Aktivistët thonë se shpesh ato janë edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje.
“Seksizmi është shumë i përhapur në Bosnjë dhe Ballkan”, thuhet në raportin e organizatës boshnjake “Cure” (Kura). Në Bosnjë femrat përbëjnë 52% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato zënë vetëm 17% në punët administrative.
Në Shqipëri kaluan shumë vite të kalonte ligji, që detyron subjektet politike, që 30% të kandidatëve për deputet të jenë femra. Ndërkohë që barazia gjinore sillet në vende të ndryshme të Ballkanit, femrat kanë kohë që janë detyruar të pranojnë një rol jo aktiv.
Daçiç të paktën u tregua me shumë edukatë, kur u përball me moderatoren e stuhishme, e cila në fakt është një ish-modele e Playboy-it, e punësuar nga një televizion kroat.
Në Rumaninë fqinje presidenti “Traian Basescu” është i njohur për tërheqjen e tij ndaj femrave.
Gjatë një interviste televizive ai i tha gazetares: “Hej zogu, çfarë do të bësh sonte? Në gjuhën e rrugës në Rumani “zogu” nënkupton organin seksual femëror.
Edhe ministri tjetër serb, Velimir Iliç, ka vuajtur pasojat e një videoje, ku ai shfaqej duke abuzuar me kërcënime seksuale sekretaren e një kundërshtari politik.
Feministët argumentojnë se sjellje të tilla të politikanëve i dërgojnë një mesazh meshkujve të tjerë se edhe ata duhet të sillen në të njëjtën mënyrë me femrat.
Një gjë e tillë vërehet edhe në reklamat e ndryshme televizive, ku kompanitë shesin produktet të mbështjellja në trupat e bukur të femrave. /DW/
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











