E-Diaspora
Diskriminim në Zvicër: Kompania nuk dëshiron punëtorë shqiptarë!
Firma është shprehur se ishte gabim dhe se, kanë kërkuar falje për këtë lëshim
Një debat i nxehtë ka kapluar Zvicrën. Një kompani për shpallje pune ka shkaktuar shumë telashe. Asnjë shqiptar, turk, kroat dhe njerëz nga ‘vendet e ngrohta’, nuk do të pranohen në punë. Megjithatë, personat përgjegjës flasin për një gabim, shkruan “20 min”.
Shqiptarja S. Arifi kishte hyrë në portalin e punës “Jobroom.ch”, për të kërkuar punë. Ajo kishte gjetur një konkurs pune si një punëtor në depo me kërkesa të diskutueshme. “Konsumatori ynë nuk dëshiron kombësitë e mëposhtme: Shqipëria, Kroacia, Turqia dhe njerëz nga vende të ngrohta si Brazili”.
Qytetarja me banim në Lufingen ZH (31), nuk e ka vërejtur këtë rast, duke u shokuar më pas. “Unë kurrë nuk kam dëgjuar në jetën time një rast të tillë. Si mund të bësh një reklamë të tillë punë”, ishte shprehur ajo, përcjell albinfo.ch.
E tronditur nga ky rast, ajo ka humbur dëshirën për të lexuar më shumë reklama për punë, dhe ka kërkuar një mendim.
Pas gjithë kësaj qëndron, një agjenci e punësimit në Cyrih. Firma më pas është penduar. Sipas firmës, ky ishte një gabim dhe ndihen fajtorë për këtë gjest, duke u kërkuar falje të gjithëve, por veçanërisht për znj. Arifi.
Reklama është ndryshuar menjëherë, duke theksuar se nuk bëjnë dallime dhe është e barabartë për të gjithë qytetarët. “Ne kemi nevojë dhe i vlerësojmë shumë këta njerëz. Një qasje e tillë do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesin tonë”, ka thënë kompania në fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










