Kalendari

Kërkohen pjesëmarrës për një studim

Nëse ju jeni një person me origjinë migrante dhe jetoni në lagjen Servette: ju mund të jeni i interesuar të merrni pjesë në një fokus grup, si pjesë e një studimi mbi shërbimet komunale për banorët e lagjes?

 

Nëse jeni person me origjinë emigrante dhe jetoni në lagjen Servette, ju mund të jeni i interesuar të merrni pjesë në një “Fokus grup”, si pjesë e një studimi mbi shërbimet komunale për banorët e lagjes?

Në emër të Departamentit të kohezionit dhe solidaritetit të Qytetit të Gjenevës (DCSS) dhe Zyrës së integrimit të të huajve të kantonit, Forumit Zviceran për Studime të Migracionit dhe Popullsisë Sociale (SFM) dhe Universitetit në Neuchâtel-it janë duke zhvilluar një studim mbi qasjen e shërbimeve komunale për popullatën migruese.
Për të mbledhur të dhënat e nevojshme për këtë studim, ne do takojmë njerëz që banojnë në qarkun e lagjes Servette-Poterie, apo afër dhe të cilët kanë emigruar në Zvicër. Takimi ka për qëllim të zhvillojë një bisedë me një grup të banorëve të lagjes së lartpërmendur, një grup i ashtuquajtur “Focus grup”.

Çfarë është një “Fokus grup”?

“Fokus grupet” janë grupe të diskutimit mes njerëzve në lidhje me një subjekt (këtu, shërbimet komunale në lagje). Në këtë rast, të gjithë pjesëmarrësit kanë të përbashkët rrugën e tyre migratore dhe ata jetojnë në një lagje që i intereson këtij hulumtimi. Është e qartë se konfidencialiteti i shkëmbimeve do të respektohet nga të gjithë pjesëmarrësit.

Zhvillimi

Paneli do të përbëhet nga pesë deri në shtatë persona që jetojnë në lagjen Servette dhe do të zgjasë rreth tre orë. Gjatë kësaj kohe juve do t’u kërkohet t’u përgjigjeni pyetjeve që do t’u shtrohen si dhe të bisedoni me pjesëmarrësit e tjerë.

Informacione praktike

Intervista do të mbahet të premten, më 15 korrik, në orën 18 :00, saktësisht në sallën e katit të parë, në adresën e mëposhtme: 100 rue de la Servette, 1202 Genève
Të vetëdijshëm për investimin e kërkuar për të marrë pjesë në këtë bisedë, ne propozojmë një vlerë kompensimi deri në 100 franga që do t’u paguhet nga Universiteti në rast se ardhja juaj nuk është brenda kuadrit të punës tuaj.

Një formular për pagesë do t’ju dorëzohet në fund të takimit.

Nëse jeni i interesuar, ju lutem kontaktoni Martina Ambruso, bashkëpunëtore shkencore në 078 874 16 87 ose përmes email adresës:  [email protected].
Ne do të japim informacione më të sakta në lidhje me shërbimet komunale, për të cilat do të debatohet në takimin tonë.