Lajme
Disa shtete evropiane pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA-së
Shërbimet postare në Gjermani, Danimarkë, Suedi dhe Itali kanë njoftuar se do të ndalojnë përkohësisht dërgimin e shumicës së pakove drejt Shteteve të Bashkuara. Të hënën këtij vendimi pritet t’i bashkohen edhe Franca dhe Austria, ndërsa Britania e Madhe të martën, raportoi agjencia Associated Press, transmeton albinfo.ch.
Ky vendim lidhet me rregullat e reja të importit në SHBA, të cilat kanë shkaktuar paqartësi mes operatorëve postarë. Sipas një urdhri të presidentit Donald Trump, duke filluar nga 29 gushti, mallrat me vlerë nën 800 dollarë që më parë ishin të përjashtuara nga tarifat, do t’i nënshtrohen detyrimeve doganore. Përjashtim mbeten vetëm letrat, librat, dhuratat dhe pakot e vogla me vlerë nën 100 dollarë.
Në kuadër të marrëveshjes së re tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, është vendosur edhe një tarifë prej 15% për pjesën më të madhe të produkteve që eksportohen nga Evropa drejt Amerikës.
Për shkak të pasigurisë mbi mallrat që preken nga këto rregulla dhe pamundësisë për t’i përpunuar të gjitha dërgesat në kohë, shumë operatorë postarë evropianë kanë pezulluar shërbimin. Megjithatë, dërgesat përmes kompanive private si DHL Express do të vazhdojnë të kryhen.
Shoqata PostEurope, që përfaqëson 51 shërbime publike postare në Evropë, paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje deri më 29 gusht, të gjithë anëtarët e saj mund të ndjekin të njëjtin shembull.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












