Lajme
Disa raste të dyshuara për infektim me koronavirus në Neuchatel
Disa qytetarë që kishin qëndruar në rrethinat e Milanos, për problemet e tyre me organet e frymëmarrjes janë konsultuar në qendrën emergjente në Neuchatel

Në Kantonin Neuchatel është raportuar për një numër personash për të cilët dyshohet se janë të infektuar me koronavirus, shkruan srf.ch. Disa qytetarë të këtushëm të cilët kishin qëndruar në rrethinat e Milanos, në Itali, për problemet e tyre me organet e frymëmarrjes janë konsultuar në qendrën emergjente të rrjetit të spitaleve të Neuchatelit.
Në mesin e rasteve të dyshuara janë edhe tre fëmijë. Këta u takojnë dy familjeve të ndryshme që kanë qëndruar në regjionin e Milanos, transmeton albinfo.ch. Në njërin nga rastet, rreziku i ekspozimit ndaj virusit konsiderohet i ulët. Ndërsa në një nga rastet tjera, gjatësia e qëndrimit në zonën e përmendur, e ka bërë të mundshëm ekspozimin ndaj koronavirusit, thuhet në një njoftim nga autoritetet e Kantonit Neuchatel.
Mjeku kantonal ka marrë raportin edhe për një person i rritur, i cili pas kthimit nga Italia, për shkak të kollitjes dhe temperaturës, kishte kërkuar ndihmën e mjekut, përcjell albinfo.ch. Këto raste të dyshuara do të trajtohen të izoluara në shtëpi , pasi që gjendja e tyre klinike nuk është shqetësuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor