Lajme
Disa kantone shkojnë një hap më tej: Nuk lejojnë mbi 100 veta në klube
Disa kantone kanë forcuar rregullat e koronës. Nëse as maskat nuk vihen dhe as distanca nuk mbahet, vetëm 100 në vend të 300 personave lejohen brenda një hapësire.
Kantonet Bazel-Stadt, Basel-Landschaft, Aargau dhe Solothurn kanë forcuar rregullat ndaj virusit korona.
“Për të mbajtur nën kontroll përhapjen lokale të virusit, janë vendosur masa mbrojtëse të mëtejshme”, thuhet në një mesazh nga kantoni Basel-Stadt, përcjell albinfo.ch.
Masat e reja janë marrë për restorante dhe kompani të ngjarjeve publike dhe private. Gjithashtu për bare dhe klube. Në vend të 300, tani vetëm 100 persona do të lejohen të qëndrojnë në secilin sektor.
Sidoqoftë, kufizimi i ri vlen vetëm nëse nuk mund të respektohen rregullat e distancës dhe nuk sigurohen masa mbrojtëse, siç janë maskat. Shtrëngimi do të hyjë në fuqi të enjten dhe do të zbatohet deri në fund të vitit. Siç thuhet në komunikatë, vendimet mbi kufizimet e reja u diskutuan me përfaqësuesit e institucioneve hotelierike dhe ato të klubeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











