Lajme
Diplomatja amerikane Farkash interesohet për transformimin e FSK-së në ushtri
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Haki Demolli, ka pritur të hënën Evelin Farkash, zëvendës asistente e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, me të cilën ka biseduar rreth transformimit të Forcës së Sigurisë (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), ka njoftuar Zyra për Shtyp e FSK-së.
Sipas këtij njoftimi, Ministri Demolli e ka njoftuar Farkash me procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të rregullt të Kosovës dhe për sfidat aktuale që lidhen me procedurat kushtetuese dhe parlamentare të aprovimit të amendamenteve që kanë të bëjnë me këtë transformim dhe procedimit të Projektligjit për Transformimin e FSK-së në FAK.
Nga ana e saj, Evelin Farkash shprehu kënaqësinë e saj me zhvillimet në FSK, me punën që është bërë në përgatitjet për transformim dhe shkallën e gjerë të bashkëpunimit të shumanshëm korrekt dhe konstruktiv, duke theksuar se Partneriteti për Paqe mund të jetë rruga e ecjes përpara drejt bashkëpunimit me NATO-n.
“Është me rëndësi që ju të punoni sa më shumë për shtyrjen përpara të agjendës së transformimit, e cila do të hapë rrugë dhe mundësi më të mëdha bashkëpunimi, si në planin bilateral po ashtu edhe në atë multilateral”, ka thënë me këtë rast diplomatja amerikane, njoftoi Zyra për Shtyp e FSK-së.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













