Lajme

Diplomatët serbë tërhiqen nga Shkupi

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thënë se është në komunikim me palën serbe dhe se po tenton t’i mësojë arsyet e një hapi të tillë

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka pranuar një dokument në të cilin njoftohet se i gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd, transmeton albinfo.ch. Megjithatë në dokument nuk janë dhënë arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.

Ministria e Jashtme, citojnë mediet në Maqedoni njoftimin, ka thënë se është në komunikim me palën serbe dhe se po tenton t’i mësojë arsyet e një hapi të tillë.